Ballina Lajme nacionale 29 deputetë e humbin betejën me Presidentin në Kushtetuese për emërimet në...

29 deputetë e humbin betejën me Presidentin në Kushtetuese për emërimet në KQZ

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bilall Sherifi dhe 29 deputetë e humbin betejën me Presidentin në Kushtetuese për emërimet në KQZ.

Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar kërkesën e deputetit Bilall Sherifi, njëherësh edhe shef i deputetëve të Nismës Socialdemokrate dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në lidhje me vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për emërimin e anëtarëve të KQZ-së

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimeve të Presidentit të Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës: Čemajl Kurtiši si anëtar i KQZ-së nga komuniteti boshnjak; Stevan Veselinović si anëtar i KQZ-së nga komuniteti serb; Ercan Şpat si anëtar i KQZ-së nga komuniteti turk; Alfred Kinolli si anëtar i KQZ-së, si përfaqësues i komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian; si dhe Nazlie Bala, Adnan Rrustemi, Florian Dushi dhe Sami Hamiti si anëtarë të KQZ-së.

“Parashtruesit e kërkesës pretendonin që nuk janë në pajtueshmëri me paragrafin 4 të nenit 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kërkesa bazohej në nenin 113, paragrafi 2, nënparagrafin 1 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 29 [Saktësimi i kërkesës] dhe 30 [Afatet] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 67 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe neneve 29 e 30 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

---- ----
----
-----
-----