Ballina LifeBizare 25-vjeçarja pretendon se mbeti shtatzënë pasi fryu era

25-vjeçarja pretendon se mbeti shtatzënë pasi fryu era

54
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
 

Një grua po pretendon se mbeti shtatzënë përmes një ere dhe lindi një orë më vonë.

Policia indoneziane tani po heton historinë e çuditshme.

Siti Zainah, 25-vjeçare lindi një vajzë javën e kaluar në Cianjur, transmeton rtv21.tv.

Ajo u tha mediave lokale se ishte në dhomën e saj të ndenjes kur mbeti shtatzënë nga era dhe brenda një ore kishte lindur.

“Isha shtrirë në shtëpi dhe e ndjeva erën të më kalonte nepër trup”, tha ajo, ndërsa të afërmit u çuditën kur panë një fëmijë në krahët e saj.

Lajmet për shtatzëninë e çuditshme u përhapën shpejt nëpër qytet dhe autoritetet lokale madje vendosën t’i bënin asaj një vizitë.

Drejtori i klinikës së komunitetit të Cidaun, Eman Sulaeman, tha se nëna dhe foshnja janë në një gjendje të shëndetshme dhe procesi i lindjes ishte normal. Gjinia e foshnjës është femër dhe ajo peshon 2.9 kilogramë.

Sipas Eman, ata besojnë se Siti përjetoi një shtatzëni të fshehtë një term i përdorur për të përshkruar një shtatzëni që nuk njihet nga nëna derisa ajo të ketë lindur ose të lindë.

Në korrik të vitit të kaluar, një grua 28-vjeçare nga qyteti indonezian i Tasikmalaya pretendoi se ajo mbeti shtatzënë një orë para se të lindte.

Në vitin 2017, adoleshentja Utje Ramadani nga Provinca Sulaëesi e Jugut lindi pavarësisht se tha se ishte e virgjër./21Media

The post 25-vjeçarja pretendon se mbeti shtatzënë pasi fryu era appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----