Ballina Lajme nacionale 25 mijë franga u vjedhen në shtëpinë ku mbeti njëri nga grabitësit...

25 mijë franga u vjedhen në shtëpinë ku mbeti njëri nga grabitësit i vdekur

53
SHPËRNDAJE

Prokuroria tregon sa para u vodhën në grabitjen në Shtime ku mbeti pa shenja jete njëri prej hajnave.

Një grabitje e arm atosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Shtime.

Dyshohet se katër persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari ku më pas ka pasuar edhe përleshja në mes tyre. Grabitësit ndodhen në arrati, ndërkaq me vete kanë marrë shumën prej 24 mijë franga zvicerane.

Personat e dyshuar, kishin hyrë të maskuar në shtëpinë e një qytetari në Shtime, por nuk e kishin ditur se pronari i shtëpisë gjendej brenda.

Ata kishin kërkuar nga pronari që të dorëzohej, por në momentin që nuk e kishte bërë, njëri prej grabitësve e kishte qëlluar me ar më zjarri ku edhe e kishte plagosur në këmbë.

Grabitësit kanë ikur nga shtëpia, por pronari ka shkuar pas tyre, dhe bashkë me vëllain e tij, janë përleshur fizikisht me grabitësit.

Njëri prej grabitësve ka mbetur i vdekur, pas plagëve të marra gjatë përleshjes.

Prokuroria e Ferizajt ka treguar për Express, se grabitësit janë në arrati, ndërkaq shuma e vjedhur nga ta është 25 mijë franga zvicerane.

“Grabitësit janë në arrati, ndërkaq rasti po cilësohet si “Vjedhje grabitqare”. Identiteti i tyre nuk dihet. 24 mijë franga janë vjedhur”, ka bërë të ditur për Express Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari ka theksuar se në mbajtje është dërguar vëllai i pronarit të shtëpisë, e ky i fundit do të dërgohet po ashtu në mbajtje pasi t’i stabilizohet gjendja shëndetësore.

“Pronari i shtëpisë e ka ende plumbin në këmbë, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore do të dërgohet në mbajtje”, ka thënë Jashari.

-----