Ballina Lajme nacionale “25 mijë euro ose nxorrëm videon intime”, dy të arrestuar për shantazh...

“25 mijë euro ose nxorrëm videon intime”, dy të arrestuar për shantazh ndaj një vajze

284
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi shanatazhonin me video intime një vazjë. Ata i kërkuan vajzës 25 mijë euro, që të mos publikonin materialet intime në rrjetet sociale.

Djemtë u arrestuan menjëherë nga policia dhe tashmë ndodhen në burg. Hetuesit ndërkohë kanë marrë dëshmitë e disa personave që mund të kenë informacione për ngjarjen.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Prishtinë 14.04.2020 – NN. Më 29.05.2020 pas hetimeve të zhvilluara nga njësiti i hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur duke i kërkuar viktimës femër kosovar e 25.000 euro për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale. Policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

-----