Ballina Lajme nacionale 249 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

249 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 249 raste të reja me koronavirus.

Ai ka njoftuar se janë testuar 1.048 persona gjatë kësaj periudhe ndërsa nuk ka publikuar të dhëna lidhur me ndonjë vdekje nga COVID-19.

Tutje Zemaj përmes një shkrimi në “Facebook” ka njoftuar edhe ndryshimin në kategorizim të zonave.

“Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe mëtej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante. Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave. Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetem 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor.
Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku.
Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.
Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu”, ka shkruar Zemaj, duke thënë se pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdojë, ndersa kujdesi duhet të rritet./21Media

The post 249 raste të reja me Covid-19 në Kosovë appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----