Ballina Lajme nacionale 24-vjeçari humbi jetën, shoku i tij në koma pas aksidentit fatal, policia...

24-vjeçari humbi jetën, shoku i tij në koma pas aksidentit fatal, policia fshehu ngjarjen (FOTO+EMRI)

66
SHPËRNDAJE

Një aksident i mori një të riu tre ditë më parë dhe shoku i tij mbeti i plagosur, ndërsa policia fshehu ngjarjen.

Viktimë e aksidentit që ndodhi në datë 6 korrik, pra ditën e shtunë është Taulant Sallaku 23 vjeç, ndërsa shoku i tij, Erald Abdia 24-vjeç është në gjendje kome. Policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë komunikatë për aksidentin ku humbi jetën 23-vjeçari.

Viktima Taulant Sallaku

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me motor pasditen e së shtunës rreth orës 17:00, kur janë përplasur nga autobusi i linjës Tiranë-Baldushk. Përplasja ishte fatale për Sallakun, ndërsa Erald Abdia ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

I plagosur rende Erald Abdia
-----