Ballina Lajme nacionale 24 vjeçari gjuajti me kallashnikov pas zënkës me bashkëfshatarin e tij

24 vjeçari gjuajti me kallashnikov pas zënkës me bashkëfshatarin e tij

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

24 vjeçari M.M. nga Çellopeku i Tetovës ka shtënë ndaj bashkëfshatarit të tij N.R. me kallashnikov, pas një zënke verbale që kanë pasur paraprakisht. Është bërë e ditur se të shtënat kanë qenë në ajër, prandaj edhe nuk ka pasur të lënduar, raporton tv21.tv

Rasti është paraqitur në policinë e Zherovjanit. Nëpunësit policorë menjëherë kanë dalur në vendngjarje dhe kanë gjetur gëzhojë të kalibrit 7.62 mm të tipit AK47 dhe tre karikatorë. Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka gjetur edhe një çantë të zezë me marihuanë.

24 vjeçari me inicialet M.M është shoqëruar në stacionin policorë për hetime të mëtutjeshme si dhe kundër të njëjtit do të ngriteet edhe padi penale, raporton TV21./21Media

The post 24 vjeçari gjuajti me kallashnikov pas zënkës me bashkëfshatarin e tij appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----