Ballina Lajme nacionale 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale

24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale

9
SHPËRNDAJE

 

 

Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka bërë të ditur në një postim në Facebook se 24.791 familje në asistencë sociale nesër do të marrin dyfishin e asistencës për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.

“Realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa”, ka shkruar ajo.

The post 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale appeared first on RTV21.

-----