Sot mbushen 23 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.
Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që kishte organizuar protestat për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.
Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, kishte dëbuar studentë e profesorë nga universiteti dhe kishte imponuar plan-programin serb për mësim.
Protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997 konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe kishte përdorur dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.
The post 23 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit appeared first on RTV21.