Ballina Lajme nacionale 22 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit/ Kurti, Osmani dhe Konjufca homazhe...

22 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit/ Kurti, Osmani dhe Konjufca homazhe tek varri i heroit të Kosovës

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Sot janë bërë 22 vjet nga vrasja e nënkryetarit të LDK-së dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fehmi Aganit. Agani u vra më 6 maja të vitit  1999 nga forcat pushtuese serbe.

Këtë të enjte kryeministri i Kosovës Albin Kurti shoqëruar nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani si edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë zhvilluar homazhe të varri i heroit të Kosovës, Fehmi Agani.

Ndërsa foli për mediat, Kurti vlerësoi figurën e Fehmi Aganit, duke u shprehur se tashmë ka ardhur koha që të bëhet drejtësi për vrasjet e kryera nga regjimi i Millosheviç.

“Profesor Agani theksonte rëndësinë e mendimit në politikë. Besoj që është koha e fundit që sistemi ynë i drejtësisë të veprojë për vrasjet e shumta të veprimtarisë kriminale të Millosheviç, në mënyrë që të sjellin procese të drejta gjyqësore. Kontributi dhe puna e profesor Aganit do të jehojë edhe në të ardhmen”, tha Kurti.

Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike

/abcnews.al/

The post 22 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit/ Kurti, Osmani dhe Konjufca homazhe tek varri i heroit të Kosovës appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----