Ballina Sport 200+20 milionë euro, zbulohet e vërteta e ofertës së Manchester City për...

200+20 milionë euro, zbulohet e vërteta e ofertës së Manchester City për Messin

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas “burofax”, që dërgoi në klub, duke kërkuar largimin nga Barcelona, shumë skenarë dhe hipoteza u ngritën në mediat e krejt botës.

Emra klubesh me potencial financiar u poanë si destinacione të mundshme të yllit argjentinas. Ndër to, Manchester City qëndronte në “pole”.

Sidoqoftë, edhe sezonin e ri, 33-vjeçari do të qëndrojë në “Camp Nou”. Ai është ushtruar këtë të mërkurë me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës në “Ciutat Esportiva”. Argjentinasi është plotësisht i përkushtuar që të ketë një sezon të shkëlqyeshëm si lojtar i Barçës.

Gjithsesi, historia mund të kishte qenë shumë e ndryshme, nëse Manchester City do të vendoste “bast” për nënshkrimin e Messit dhe të paguante 700 milionë eurot e të klauzolës së tij; një situatë e paqëndrueshme ekonomikisht për çdo klub në botë.

Megjithëse nuk pati negociata, media zvicerane “L’Illustré” publikoi të mërkurën një ofertë, që skuadra angleze do t’ia kishte paraqitur Barçës, e nënshkruar nga Txiki Begiristain.

Oferta në fjalë do të ishte 200 milionë euro, që do të paguhej në dy këste (nga 100 milionë), përveç 20 milionë eurove të tjera si bonuse në rast se Messi fitonte Ligën e Kampionëve me fanellën e “qytetarëve”.

Pavarësisht zhurmës së shkaktuar nga kjo ofertë e Manchester City për Messin, burime pranë klubit anglez e kanë mohuar atë.

Për “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit nga “Etihad” thanë se nuk kishin bërë ofertë për Leo Messin, pasi nuk ishin në gjendje të përballeshin me një operacion të kësaj madhësie këtë verë.

---- ----
----
-----
-----