Ballina Lajme nacionale 200 policë në operacionin ‘Basti’ në Gjakovë

200 policë në operacionin ‘Basti’ në Gjakovë

14
SHPËRNDAJE

Në Gjakovë është zhvilluar një aksion i madh policor.

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në qytetin e Gjakovës ku po raportohet se po marrin pjesë rreth 200 policë.

Lajmin për zhvillimin e këtij aksioni për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se sot në ora 19:15 ka filluar implementimi i një plani operativ i emëruar ‘BASTI’ ku bazuar në urdhrin e Gjykatës kompetente po bëhet kontroll në nëntë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës. Operacioni policor udhëhiqet nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në mbështetje dhe të njësiteve të tjera të specializuara të Policisë së Kosovës”, tha Hoxha.

Ky operacion ka cak veprimtaritë e jashtëligjshme të lojërave të fatit të cilat janë ndaluar muaj më parë nëpërmjet Ligjit për Ndalimin e Lojërave të fatit të votuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, operacioni është duke vazhduar ende dhe nuk janë dhënë detaje në lidhje me të arrestuar.