Ballina Lajme nacionale 20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Clark i shkruan Haradinajt

20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Clark i shkruan Haradinajt

10
SHPËRNDAJE

Gjenerali Clark i shkruan Ramush Haradinajt për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar sot një letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-s për Evropë, Ëesley Clark.
Përmes kësaj letre, Clark e ka falënderuar për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veriatlantike në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Clark e ka përgëzuar atë për angazhimin e tij gjatë këtyre viteve. Ai ka thënë se populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e gjeneralit Clark.

“I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Europë, Ëesley Clark, përmes së cilës shpreh konsideratën për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë, si dhe më përgëzon për angzhimin tim përgjatë këtyre viteve për të sjellë progres dhe zhvillim në vend. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark”, ka shkruar Haradinaj.

-----