Ballina Sport 20 milionë të vaksinuar, kryeministri anglez i gatshëm ta zhvillojnë të gjithë...

20 milionë të vaksinuar, kryeministri anglez i gatshëm ta zhvillojnë të gjithë Europianin në Angli

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Britania e Madhe është duke u kthyer në një shembull të vaksinimit kundër COVID-19, teksa janë lider me 20 milionë persona që tashmë janë imunë ndaj virusit të rrezikshëm.

Ndërkohë, deri në verë pritet që shifrat të ecin dhe të kalohet në më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinuar.

Diçka e tillë, lehtëson shumë edhe botën e sportit veçanërisht atë të futbollit, që është detyruar të luajë në stadium të boshatisura.

Nëse ky sezon futbollistik, tashmë po ikën pa tifozë, UEFA kërkon që të paktën në Europian të ketë spektatorë. Dhe, vendi që garanton më së miri impiante të mbushura, është Anglia.

Në fakt, në këtë vend do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja, mirëpo kryeministri Boris Xhonson, ka theksuar se është i gatshëm që gjithë kompeticioni të zhvillohet në Angli.

Kjo është një alternativë që ka qarkulluar shumë në kohët e fundit dhe po shqyrtohet, pasi duket se ky nuk është viti më i mirë për ta shpërndarë eventin në disa stadiume të Europës.

---- ----
----
-----
-----