Ballina LifeBizare 20 gra për herë të parë marrin pjesë në garën me karta

20 gra për herë të parë marrin pjesë në garën me karta

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gara e tretë vjetore me karta në Arabinë Saudite

20 gra saudite në Riad, ishin konkurrente për herë të parë në një garë, me pjesëmarrës 18 mijë burra. Në fakt, ato janë pjesë e garës së popullarizuar në këtë vend, me karta, të quajtur ‘Baloot’.

Këtë garë e organizoi komisioni për sporte që kanë të bëjnë me psikikë e lojëra kibernetike, ndërkaq vendimi për të përfshirë gra në të u mor pas kërkesës së disa lojtareve.

Loja me karta është shumë e popullarizuar në mesin e të rinjve saudit, ndërkohë që besohet se është e ngjashme me lojën me karta në Francë, të quajtur Belote.

Ajo zhvillohet në mes dy ekipesh me nga dy konkurrentë, të cilët përpiqen të fitojnë nga njëri-tjetri sa më shumë karta. E këtë e bëjnë për një çmim në para, që kësaj radhe vjen në vlerë të dy milionë rial-ëve saudite, apo 530 mijë dollarëve amerikan.

Jawahir Al-Mansour është njëra prej 20 konkurrenteve në këtë garë me karta, e  cila po ashtu fitoi në raundin e parë. Në fakt, ekipi i saj fitoi me sfidim të disa lojtarëve meshkuj, të cilët këtë lojë e luajnë që 20 vjet.

Al-Mansour tha se me ndihmën e Zotit, do të donte ti fitojë bile një milion rial.

Al-Fozan është shefi ekzekutiv i komisionit saudit për lojën me karta i cili tregoi se në edicionin e parë dhe të dytë të kësaj gare ka pasur kërkesa nga gra që të marrin pjesë në të, e duke qenë se loja ka të bëj me psikikë e jo kontakte fizike, atëherë ia dhanë mundësinë edhe atyre që të marrin pjesë në të.

18 mijë pjesëmarrësit u ndanë në 9 mijë ekipe nga dy persona.

Garuesja Al-Mansour tha se ishin konkurrentë në garë me vëllezërit e tyre dhe falë Zotit edhe fituan. Gara ishte e fortë dhe e suksesshme, sipas saj, ishte një ndjenjë të cilën nuk mund ta përshkruaj me fjalë.

E konkurrenti Al_Asmar tha se u befasua shumë në këtë garë. Ai tregoi se ka 20 vite që luan lojën me karta, por se kjo është hera e parë që luan me një grua konkurrente, e cila po ashtu u shpall fituese.

Gara me karta në Riad, për herë të parë u organizua në mars të vitit 2018, megjithatë hasi në polemika nga ana e mediave sociale. Kritikët e vlerësuan si të dhunshme dhe kundër religjionit.

Këtë vit, loja me karta në Riad do të përmbyllet më datën 22 shkurt./21Media

The post 20 gra për herë të parë marrin pjesë në garën me karta appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----