Ballina Lajme Bota/Rajoni 2 viktima dhe 41 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

2 viktima dhe 41 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

17
SHPËRNDAJE

Dy persona, një nga Gostivari dhe tjetri nga Shkupi, që kanë vuajtur nga sindroma Daun, janë viktima të reja të Covid- 19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve u ngrit në 59 persona. TV Alsat ka mësuar se sot ka humbur jetën edhe një tjetër person, nga grupi i pacientëve më kritikë nga Kumanova, por ai do të regjistrohet në raportin e nesërm të Ministrisë së Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 41 raste të reja pozitive të koronavirusit nga gjithsej 728 teste të kryera në 24 orët e kaluara.

Shumica e rasteve të reja janë në Shkup – 17, nga 8 persona pozitiv me koronë ka në Kumanovë dhe Prilep, katër në Tetovë, dy në Veles dhe një në Strugë dhe Manastir. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 1.367.

-----