18 persona që ishin të infektuar me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar edhe 645 raste të reja me Covid-19.
Të paktën kaq kanë rezultuar pozitivë pas testimit të 2.201 personave.
Ndëkaq, numri i qytetarëve të shëruar për këtë të premte ishte 403.
Në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar./vizionplus
The post 18 të vdekur dhe 645 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri appeared first on RTV21.