Ballina AKTUALE 18 prilli shënohet si dita ndërkombëtare e monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjike

18 prilli shënohet si dita ndërkombëtare e monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjike

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Monumentet dhe lokalitetet janë bazë e trashëgimisë kulturore mbi të cilën ndërtohet identiteti.

Bujanoci me rrethinë është i pasur me shumë lokalitete dhe monumente të cilat e vërtetojnë se ka qenë një vendbanim i hershëm dhe i administruar e pushtuar nga perandori të ndryshme, gjurmët e të cilëve tregojnë periudhën para erës sonë. Një ndër to është Kalaja e Kërshevicës, që i përket shekullit të IV-të, p.e.s.

Monumentet e lokalitetet arkeologjike, kalatë, xhamitë, manastiret, kishat, teqetë, varreza, monedha, rrugë, mullinj, ura të vjetra, monedha e vegla pune janë disa nga gjurmët e trashëgimisë sonë të vjetër.

Objektiv i Organizatës Turistike në periudhën e ardhshme do të jetë që të bëjmë identifikimin dhe më pas promovimin e këtyre resurseve të trashëgimisë kulturore.
Për këtë mirëpres bashkëpunimin e gjithësecilit që të kontribojmë bashkarishtë në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore që e posedon komuna e Bujanocit.

---- ----
-----