Ballina Sport 18 milionë euro për Hysajn, Napoli refuzon Atleticon

18 milionë euro për Hysajn, Napoli refuzon Atleticon

22
SHPËRNDAJE

Atletico Madrid ka bërë një ofertë 18 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysajn.

Sipas “ESPN”, klubi italian ka refuzuar në mënyrë të menjëhershme ofertën e Atletico Madridit për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka refuzuar pasi e konsideron ofertën shumë të ulët për një lojtar si Hysaj.

Në ditët e fundit agjenti i lojtarit konfirmoi se mbrojtësi ishte duke kërkuar të largohet nga klubi, duke shtuar se spanjollët janë një nga shumë ekipet e interesuara për nënshkrimin e tij.

25-vjeçari u bashkua me Napolin nga Empoli në 2015 për pesë milionë euro dhe ka bërë 170 paraqitje gjatë kohës së tij në “San Paolo”.

The post 18 milionë euro për Hysajn, Napoli refuzon Atleticon appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.