Ballina LifeBizare 17 shtetet ku mund të ‘blesh’ një pasaportë

17 shtetet ku mund të ‘blesh’ një pasaportë

40
SHPËRNDAJE

Krahas shpenzimeve të luksit, si jahtet, avionët privatë, etj, të pasurit po priren gjithmonë e më shumë të shpenzojnë për të pasur një nënshtetësi të dytë apo të tretë.

Shumë shtete kanë filluar të ofrojnë programe të ndryshme për “shitjen” e nënshtetësisë, e cila ofrohet kryesisht për njerëzit që investojnë shuma të caktuara në biznese vendase, pasuri të patundshme, etj.

Nënshtetësia e dytë nuk është thjesht një pasaportë për njerëzit e biznesit, sepse ajo të mundëson lehtësi lëvizjeje në më shumë vende, si dhe të jep mundësinë të zgjedhësh të bëhesh rezident i shtetit që ofron një sistem taksimi më të ulët.

17 shtetet e mëposhtme ofrojnë një nënshtetësinë e tyre nëpërmjet programit “Citizenship by Investment” (CIP), ku më e lira rezulton të jetë Tailanda dhe më e shtrenjta, Zelanda e Re.

-----