Ballina Lajme Bota/Rajoni 15 vjeçarja vdes nga kanceri, mjekët menduan se ishte e trishtuar nga...

15 vjeçarja vdes nga kanceri, mjekët menduan se ishte e trishtuar nga vdekja e babait (FOTO)

146
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një nxënëse 15-vjeçare vdiq në mënyrë tragjike nga e njëjta formë kanceri si i ati, pasi mjekët i konsideruan simptomat e saj thjesht si “pikëllim” për vdekjen e tij. Alana Finlaysonit nuk pati shumë kohë për t’i thënë lamtumirë të afërmve dhe miqve të përlotur pasi u diagnostikua me glioblastoma.

Për herë të parë, simptomat e sëmundjes agresive, vajzës iu shfaqën vetëm tre javë pasi e njëjta formë e saj i mori jetën babait, Paul. Mjekët i minimizuan ankesat e Alanas, duke thënë se vajza nuk kishte kancer dhe duke sugjeruar se dhimbja e saj ishte shkaktuar nga “pikëllimi”.

Mbi dy vjet pasi filloi të përjetonte dhimbje të forta në kokë dhe këmbë, Alana vdiq nga glioblastoma. Asaj i duheshin vetëm tre muaj që të mbushte 16 vjeç.

Tani e ëma, Linda Jones, 51 vjeçe, ka vendosur të tregojë historinë traumatike të së bijës dhe ka kritikuar ashpër trajtimin që i bënë asaj mjekët në Spitalit Mbretëror për Fëmijë të Glasgoë. “E patën një vit nën kujdes dhe nuk e kuruan. Më shkatërruan krejt. Disa prej doktorëve ishin shumë arrogantë”, ka rrëfyer Linda mes dhimbjes.

---- ----
----
-----
-----