Ballina Lajme Bota/Rajoni ‘143 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin’, Turqia: Ky është fillimi, nuk keni...

‘143 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin’, Turqia: Ky është fillimi, nuk keni parë gjë akoma

69
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Duket se kriza e refugjatëve në kufirin greko- turk do të vijojë dhe zgjidhja duket ende shumë larg. Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu ka kërcënuar sot duke thënë se deri tani 143 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin dhe ky është vetëm fillimi.

Soylu akuzoi Greqinë se me metoda ç’njerëzore po dëbonte dhe dhunonte refugjatët por ishin autoritetet turke që e ndalën diçka të tillë. Por nga ana tjetër SHBA me qëndrim zyrtar ka mbajtur anën e Greqisë dhe Bashkimit Europian.

Zëvendës asistenti i Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer ka thënë se SHBA mbështet Greqinë sa i përket kësaj krize.

”Greqia ka mbështetjen tonë në çfarëdo që po bën, në Evros dhe në detin Egje për të garantuar sigurinë e kufijve të saj. Jam i  impresionuar nga profesionalizmi i shërbimit të sigurimit grek përgjatë kufirit, mënyrën si po e përballojnë dhe rrugën që kanë zgjedhur për t’u përballur me rreziqet”- tha Palmer.

---- ----
----
-----
-----