
Edonit Xhelili nga fshati Turij, i komunës së Bujanoci është vetëm 14 vjeç dhe gëzon dashuri të madhe ndaj artit.
Me punën e palodhshme, mundohet t`i sjellë artistët në versionin më të mirë të mundshëm.
Në emisionin “Trend Me Renaten” në Radio Prishtina, Xhelili tha se punën e tij e ka filluar qe 12 vite dhe se deri më tani i ka realizuar afro 800 punime.
U shpreh që një numër i vogël i artistëve e kanë mbështetur atë. Synimi i tij është të bëhet emër i njohur, ka thënë Xhelili./BujanociNet/