Ballina Lajme Bota/Rajoni 1300 metra, zbulohet tuneli më i gjatë i kontrabandës (FOTO)

1300 metra, zbulohet tuneli më i gjatë i kontrabandës (FOTO)

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zyrtarët amerikanë kanë zbuluar tunelin më të gjatë të kontrabandës të parë ndonjëherë, në kufi me Meksikën.

Me një gjatësi prej 1,313 metrash, tuneli ka ashensor, sistem kullimi dhe ventilimit të ajrit si dhe kabllo elektrike me tension të lartë, thotë REL.

Tuneli lidh një zonë industriale në qytetin meksikan të Tijuanas me zonën e San Diegos në Kaliforni. Autoritetet, deri tani nuk kanë asnjë të arrestuar e nuk kanë gjetur drogë. Ato nuk e kanë bërë të ditur se kush mund të fshihet pas tunelit.

Por dihet se në atë zonë operon karteli i frikshëm meksikan Sinaloa, i përshkruar nga Qeveria amerikane si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.

Themeluesi i tij, Joaquin “El Chapo” Guzman, është duke kryer dënimin me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

---- ----
----
-----
-----