Ballina Lajme nacionale 13 viktima dhe 112 të infektuar me COVID në Maqedoni, 2179 qytetarë...

13 viktima dhe 112 të infektuar me COVID në Maqedoni, 2179 qytetarë fitojnë betejën

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë shënuar numër rekord i personave të shëruar nga COVID-19. 2179 persona të prekur e kanë fituar betejën. 4196 persona janë testuar, prej të cilëve 112 kanë rezultuar pozitiv, ose 2,7% nga numri i përgjithshëm i testeve.

Numri i viktimave është 13, ndërkaq Shkupi kryeson si për nga numri i të prekurve ashtu dhe për nga fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë njoftoni se situata në spitale dhe qendrat Covid është e qëndrueshme dhe se shumica e klinikave po i rikthehen normalitetit.

Për shkak të rënies së dukshme të numrit të të prekurve spitalet i kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve të dedikuara për pacientët me Covid-19./ Abcnews.al

The post 13 viktima dhe 112 të infektuar me COVID në Maqedoni, 2179 qytetarë fitojnë betejën appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----