Ballina Lajme nacionale 12 viktima ne Kosovë, 3 gjinekologë dhe një mami të infektuar me...

12 viktima ne Kosovë, 3 gjinekologë dhe një mami të infektuar me koronavirus

47
SHPËRNDAJE

Tre gjinekologë dhe një mami që punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli.

“Po, tre gjinekologë dhe një mami kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Ata janë infektuar në vendin e tyre të punës”, ka thënë Ismajli për Radion Evropa e Lirë.

Edhe më herët është raportuar për disa raste të mjekëve dhe të infermierëve të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë aktualisht janë 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 12 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar.

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se pacienti që ndërroi jetë ishte nga Ferizaj. Ai ishte shtruar në Klinkë më 12 prill dhe kishte disa sëmundje shoqëruese.

”Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020 ka përfunduar me vdekje pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.

Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.

Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekje e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë.”

-----