Ballina Lajme nacionale 12 qershori, rëndësia e një date të shumëfishtë për shqiptarët e dy...

12 qershori, rëndësia e një date të shumëfishtë për shqiptarët e dy shteteve

27
SHPËRNDAJE

 

12 qershori është një ditë e shumëfishtë kremtimesh në botën shqiptare: është përvjetori i ҫlirimit të Kosovës, është dita e krijimit të PS-së në Shqipëri, është dita e themelimit të Vetëvendosjes, por edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kreut të opozitës së Shqipërisë.

Këto rastësi janë të rëndësishme, por ajo që mbetet më shumë është dita kur Kosova u ҫlirua nga forcat ushtarake e Serbe, dita kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë dhe vendosën atë që quhet liri dhe ashtu ishte.

Pas një fushate tre muajsh bombardimesh dhe përgatitjesh serioze për të hyrë me trupa tokësore nëse Sllobodan Millosheviҫi nuk do të dorëzohej, SHBA dhe në unison të gjithë vendet e BE-së ishin vendosur ta fitonin betejën e Kosovës, të kthenin në atdheun e tyre mbi 1 milionë njerëz të shpërngulur.

Ishte beteja më e rëndësishme etike dhe morale e fuqive të mëdha pas një shekulli. Të gjitha mediat botërore e ndoqën këtë operacion me një logjikë normale se po mbrojnë të pambrojturin. Ashtu si sot pak a shumë kur të gjithë po dalin në mbrojtje të rastit të vdekjes së George Floyd në Mineapolis të SHBA-së.

Por ndryshe nga rasti i një ideologjie apo kauze politike, ajo që ndodhi me Kosovën i ngjante historisë së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ishte një ҫlirim pas një marrëveshje që e kishin pranuar edhe serbeet, pasi e firmosi Milosheviҫi, por edhe krerët e ushtrisë në Kumanovë, të cilët vendosën të largohen.

Por ky largim nuk ndodhi i qetë; pati edhe incidente; në Prizren gjermanët shtinë ndaj dy snajperëve serbë. Mbahet mend shprehja epike e gjeneralit gjerman që i kërkoi komandantit të forcave serbe të largoheshin brenda 30 minutave, kur ai kërkoi 6 orë.

Ndërkohë në Prishtinë në të njëjtën kohë mbërritën forcat ruse, parashutistët që ishin më të përgatiturit e ushtrisë ruse futën ankth ndër shqiptarët e Kosovës.

Kurse trupat britanike që hynë në Prishtinë e u pritën si heronj, patën edhe viktima, disa ushtarë nepalezë, pasi ranë në mina.

Presidenti Bill Clinton,  i cili një ditë pas 12 qershorit takoi në Shkup krerët e Tiranës dhe Shkupit, shprehu ngushëllime për viktimat dhe tha që operacioni nuk ishte aspak i lehtë edhe pse nuk kishte shumë viktima.

Clinton e bëri deklaratën në një kamp refugjatësh të shqiptarëve në Maqedoni, ku i ftoi të rikthehen në shtëpitë e tyre port ë bënin kujdes, pasi paqja nuk ishte si lufta, ishte pak më ndryshe.

Pikërisht në atë vend, Clinton bëri fjalimin e famshëm që shqiptarët duhet të fitojnë paqen, e cila do të ishte më e gjatë sesa një luftë që zgjati 2 vjet por që vuajtjet ishin shumë më shumë.

Kosova sot është shtet, i pavarur, por ende pa e hequr gjylen në këmbë prej Serbisë. Normalisht do të kërkojë kohë e kosto, megjithatë 12 qershori mbetet sërish një ditë e rëndësishme.

 

-----