Ballina Sport 11 rregullat e trajnerit Troisi, lojtarëve të Flamurtarit u kufizohet edhe s*ksi

11 rregullat e trajnerit Troisi, lojtarëve të Flamurtarit u kufizohet edhe s*ksi

9
SHPËRNDAJE

Rregulla të ashpra dhe befasuese te Flamurtari.  Eshte zbuluar rregullorja me 11 pika të vendosur nga trajneri i ri, Marcelo Troisi. Shumë interesante për hir të së vërtetës… Njëra prej tyre sanksionon se nuk do të ketë takime me partneret (gratë, të dashurat dhe të fejuarat) gjatë ditëve të stërvitjes intensive. Një mënyrë e rafinuar për t’u kufizuar seksin futbollistëve, ndonëse jo fort e specifikuar në rregullat e Troisit.

Te Flamurtari gjatë grumbullimit ka rregulla të forta në çdo ditë të zakonshme të këtij grumbullimi. Në orën 7:00 të mëngjesit, lojtarët duhet të zgjohen nga gjumi. Në orën 7:30, duhet që t’i drejtohen restorantit për të ngrënë mëngjesin. Më pas të gjithë bashkë mblidhen në hollin e hotelit për t’u nisur rreth orës 9:00 për seancën e parë stërvitore sipas programit, ose në palestër, ose në stadium. Nëse ka ditë që paraditja mund të jetë pushim, trajneri Troisi i thërret lojtarët në hollin e stadiumit, ose diskutojnë bashkë rreth përgatitjes,  duke bërë ndonjë analizë të shkurtër, ose konsumojnë ndonjë kafe.

Në orën 13:00 është orari i drekës. Më pas pushim absolut në dhomë, derisa shkon orari i stërvitjes së pasdites. Darka konsumohet në orën 19:00. Por këto rregulla strikte kanë sjellë edhe reagimin e lojtarëve, të cilët bëjnë edhe batuta, ku vlonjati Ardit Hoxhaj, në një postim në “Instagram”, teksa ishte ngritur për të ngrënë mëngjes shkruan. “Kur të ngrenë në 7:30, të hash mëngjes me zor”.panorama