Ballina AKTUALE 11 Maj pritet të hiqen pothuajse të gjitha ndalesat në Serbi

11 Maj pritet të hiqen pothuajse të gjitha ndalesat në Serbi

1220
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Preidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë të dhënë për TV-Pink, njoftoi se hapja e kafeneve, restoraneve dhe të institucioneve të tjera të hotelierisë do të ndodh, por me distancën e përcaktuar në mes klientëve, dhe po planifikohet nga 4 maji deri më 11 maj.

Javën tjetër, plani është që të hapen të gjitha dyqanet artizanale, dhe nga 27 prilli është planifikuar të hapen parukierët dhe sallonet e bukurisë, palestra dhe dyqane të ngjashme, por me mbrojtje të veçantë.

----

Megjithatë Vuçiq, paralajmëroi se masat do të ktheheshin në të vjetra nëse situata epidemiologjike do të përkeqësohet. Ai më tej shtoi se, duke filluar nga java tjetër, qytetarët mbi 65 vjeç do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre për shetitje pot me orarë të caktuar.

Vuçiq ka planifikuar edhe hapjen e pikave kufitare por me kujdesë të shtuar që planifikohet të qëndrojn mjekë kujdestar për kontrolle shëndetësore të kalimtarëve, njëkohësisht është planifikuar dhe hapja e airoportit në Beograd./BujanociNet/

----- ----