Ballina Lajme Bota/Rajoni 101-vjeçarja, personi i parë që vaksinohet kundër koronavirusit në Gjermani

101-vjeçarja, personi i parë që vaksinohet kundër koronavirusit në Gjermani

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një grua 101-vjeçare në një azil në Saksoninë-Anhalt është bërë një nga njerëzit e parë të Gjermanisë që vaksinohet kundër koronavirusit.

Vaksinimet BioNTech-Pfizer filluan në këtë rajon të shtunën, një ditë para se Gjermania të nisë zyrtarisht fushatën e saj të vaksinimit të koronavirusit.

Edith Kwoizalla ishte vetëm një nga 40 banorë dhe 10 anëtarë të stafit në qendër, që u vaksinuan.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh se vaksina është thelbësore për të kthyer jetën në normalitet dhe për ti dhënë fund pandemisë.

---- ----
----
-----
-----