Ballina Lajme Bota/Rajoni 100 shkencëtarë për vaksinën anti Covid-19, Bill Gates shpall vendimin e guximshëm

100 shkencëtarë për vaksinën anti Covid-19, Bill Gates shpall vendimin e guximshëm

57
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

----

Themeluesi i Microsoft, miliarderi Bill Gates ka shprehur gatishmërinë e tij për të kontribuar financiarisht për vaksinën e re kundër Covid-19. Me anë të një interviste në Times disa ditë më parë, Gates ka kishte deklaruar se situata që po përjetojmë “janë si ato të një luftë botërore, prandaj pikërisht për këtë fakt jemi të gjithë në të njëjtën anë për ta mposhtur atë”.

Fondacioni që manjati ka krijuar së bashku me bashkëshorten e tij, Melinda, ka shprehur gatishmërinë që të përballuar kostot e vaksinës së re menjëherë sapo të zbulohet, duke kontribuar në gjetjen e fondeve të duhura për të mundësuar që ajo të prodhohet në një shkallë të gjerë, në mënyrë që të mbulohen nevojat e të gjitha vendeve.

Duke e cilësuar se ankthi i tij më i madh për pandemitë, i deklaruar vite më parë iu bë realitet, Gates  u shpreh se është në kontakt me të gjitha laboratorët apo nismat inovative që janë në kërkim të  një vaksine të re.

“Nëse (vaksina e tyre, apo te tjerët) funksionon, unë dhe të tjerët në një konsorcium do të sigurojmë që do të ketë prodhim masiv,” siguroi Gates gjatë intervistës, duke lavdëruar kreun e institutit të kërkimit, virologun, Sarah Gilbert.

Për momentin, qeveria e Boris Johnson i ka dhënë Institutit Jenne fonde të mjaftueshme që të vazhdojë “me shpejtësi të plotë”, por themeluesi i Microsoft tashmë po flet me kompanitë farmaceutike që të jenë gati për ta prodhuar atë në një shkallë të madhe shpejt nëse funksionon .

Qëllimi, thotë ai, është të prodhojmë sa duhet prej tyre për të gjithë botën. “Për fat të mirë,” shton ai, “askush nga ata që punojnë në vaksina nuk presin të fitojnë para”.

Gates pret që Samiti i Përgjigjes së Koronavirusit i parashikuar për në maj të grumbollojnë më shumë se 6.5 miliardë dollarë midis qeverive dhe organizatave për kërkimin, zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës.

100 shkencëtarë për vaksinën e re

Ekipi i “Jenner Institute” që punon në vaksinë është i përbërë nga njëqind studiues, duke përfshirë italianët Giacomo Gorini, shkruan Corrriere della Sera, së bashku me Arianna Marini dhe Federica Cappuccini.

Studiuesit e Oksfordit kanë zhvilluar tashmë një vaksinë fillestare eksperimentale, të quajtur ChAdOxlnCoV-19: është një kombinim i virusit Chadox1 (një version i shkatërruar i një virusi në  të ftohtë) dhe një fragment i ADN-së Covid-19.

Eksperimentimi i tij mbi qeniet njerëzore filloi të enjten 24 prill në 510 vullnetarë midis 18 dhe 55 vjeç: në mesin e tyre. Sidoqoftë, Oxford nuk është një rast i izoluar: këtu mund të lexoni studimin tonë për të gjitha vaksinat që testohen në botë.

 

----- ----