Ballina Lajme nacionale 100 metra larg spitalit, 30 minuta pritje për ambulancë!

100 metra larg spitalit, 30 minuta pritje për ambulancë!

35
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

 

Rreth orës 16:50 kalimtarët e rastit në parkun “Gruaja luftëtare” në Shkup vërejten një person të rënë përtokë.

Në 16:51 thërrasin ndihmën e shpejtë! Në vend të ndërmarrjes diçka, operatorja nga urgjenca pyetë telefonuesin se çfarë ka personi, në mos është ndonjë i dehur dhe nëse mund t’i marrë erë për të ndjerë aromë alkooli.

Askush nuk mund ta bënte këtë, aq më pak në kohë pandemie. Kështu urgjenca në vend të ndihmës, udhëzon që të telefonohet policia.

E njëjta u lajmërua pak para orës 17:00. Në gjithë këtë kohë personi vazhdonte të qëndronte i shtrirë përdhé, me fytyrë të gjakosur, jo më larg se 100 metra nga Spitali i Qytetit.

U deshën 10 minuta që policia të arrinte në këtë park mu në qendër të Shkupit. Por kur erdhën as këta nuk kishin se ç’të bënin, sepse ndihmë mjekësore nuk i ofronin dot. Edhe këta kërkuan ndihmën e urgjencës mjekësore. Ndërkohë personit të shtrirë filloi t’i kthehet vetëdija, por prap komunikonte me vështirësi.

E vetmja gjë që arriti t’i konfirmojë policisë është se ka rënë vetë dhe se askush nuk e ka sulmuar.

Urgjenca arriti në orën 17:20. Nga paraqitja e parë e rastit e deri në momentin kur erdhi autoambulanca, u deshën të kalojnë plot 30 minuta që pesonit t’i jepet ndihma e shpejtë. Në fakt kur ambulanca arriti, ai tashmë ishte në vetëdije, ndonëse në dukje pak i trembur. U çua dhe foli me mjekët duke ua treguar rastin./TV21

 

The post 100 metra larg spitalit, 30 minuta pritje për ambulancë! appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----