Ballina Sport 10 yjet e futbollit/ Vitin tjetër pa kontrata, zbulohet plani për Mesin...

10 yjet e futbollit/ Vitin tjetër pa kontrata, zbulohet plani për Mesin e të tjerë (FOTO)

10
SHPËRNDAJE

Duhen edhe 10 ditë që të mbyllet merkato e futbollistëve në Evropë. Nuk mungojnë zëra për transferime në javët e fundit, që në shumë raste përfshijnë edhe futbollistët shqiptarë.

Sigurisht, duke marrë parasysh që disa lojtarë do të jenë falas gjatë verës, klubet po punojnë për të arritur një marrëveshje paraprake me lojtarët në fjalë. Edhe pse ka disa lojtarë të mirë me kontratë të skaduar këtë verë, siç janë Cristian Eriksen dhe Edinson Cavani, vera e ardhshme do të jetë diçka tjetër.

Siç shkruan Corriere Dello Sport, yje si Lionel Messit dhe Paul Pogba, do të mbesin pa kontrata në verën e vitit 2021. Mbetet për tu parë nëse Barcelona dhe Man Utd do të jenë në gjendje tua vazhdojnë kontratat, por ata nuk janë të vetmit në këtë situatë.

Më poshtë gjeni 10 lojtarët që lirisht mund të quhen yje futbolli, kontratat e të cilëve do të skadojnë në vitin 2021.