Ballina Lajme Bota/Rajoni 10 predha ndaj bazës në Irak ku qëndronin trupa amerikane

10 predha ndaj bazës në Irak ku qëndronin trupa amerikane

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ushtria e Irakut bën me dije se 10 predha kanë goditur një bazë ajrore me trupa amerikane, të koalicionit dhe irakiane.

Baza Ain al-Asad është e njëjta bazë që Irani sulmoi vitin e kaluar, si hakmarrje për sulmin me dron që vrau komandatin iranian Qasem Soleimani.

Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin e fundit.

Pentagoni tha se një civil amerikan vdiq pas një ataku në zemër që pësoi kur po strehohej për t’u mbrojtur nga predhat.

“Nuk kemi ende një panoramë të plotë të dëmeve të shkaktuara”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

---- ----
----
-----
-----