Ballina Sport 10 mijë tifozë në dy javët e fundit, lajm super për tifozët...

10 mijë tifozë në dy javët e fundit, lajm super për tifozët e Premier League

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Sezoni i Premier League ul siparin më 23 maj. Manchester City do të jetë fituesi i titullit kampion dhe vetëm matematika nuk e lejon të nisë festën. Ndërkohë, drejtuesit e kampionatit po punojnë për rikthimin e tifozëve në stadiume.

Dëshira është që dy javët e fundit (15 dhe 23 maj) të luhen me tifozë. Administratori i Deleguar i Premier League, Richard  Masters ka folur në lidhje me këtë temë, duke zbuluar edhe numrin e tifozëve që pritet të lejohen në shkallë.

Shpresojmë që në të javët e fundit të këtij sezoni, të ketë rreth 10 mijë tifozë në të gjithë stadiumet. Urojmë që të fundi i këtij sezoni të jetë spektakolar për të gjithë. Ka shumë punë për të bërë, por le të fokusohemi te ky objektiv.

Të mos e mbajmë mendjen te sezoni i ardhshëm. Shpresojmë të shkojë gjithçka mbarë, duam t’i kthejmë gjallërinë stadiumeve tona“, deklaroi drejtuesi i kampionatit më të fortë në planet. /abcnews.al

The post 10 mijë tifozë në dy javët e fundit, lajm super për tifozët e Premier League appeared first on Abc News.

---- ----
-----