
Trupi i Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna i është dorëzuar familjes, 10 ditë pas aksidentit tragjik me helikopter.
Kobe, vajza e tij dhe 7 persona të tjerë humbën jetën tragjikisht në një aksident ajror në Calabasas, Kaliforni më 26 janar.
Mediat e huaja raportojnë se trupat janë të copëtuar. Nuk dihen ende detaje për funeralin e tyre, nëse do të jetë një ceremoni private apo publike.
Njerëz të shumtë kanë shprehur dhimbjen pas vdekjes tragjike të legjendës, duke mbuhsur me lule dhe postera rrugët e vendit.