Ballina Sport 1 vit nga inagurimi i një stadiumi miliona eurosh, që ka përfunduar...

1 vit nga inagurimi i një stadiumi miliona eurosh, që ka përfunduar në gjëndje të turpshme

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Fatjon Baze

“Lojtarët më janë ankuar, e kanë të vështirë të bëjnë 2-3 pasime radhazi. E kam të vështirë të them kush ishte më i mirë”, ishin këto fjalët e trajnerit Edi Reja pas përfundimit të ndeshjes me Kazakistanin, në lidhje me gjëndjen skandaloze të fushës së stadiumit “Air Albania”, duke i dhënë një shuplakë të pastër Federatës Shqiptare të Futbollit, për kushtet që u ka ofruar për të luajtur futboll përfaqësuesja shqiptare.

Sot Institucioni i futbollit shqiptar ka publikuar disa pamje nga inagurimi i stadiumit “Air  Albania”, që hapi dyert në datën 17 nëntor 2019 në takimin kundër Francës, ku të pranishëm në atë shoë ishte dhe presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, kryeministri Edi Rama dhe shumë personalitete të tjerë.

FSHF-ja është kujdesur që të publikojë disa fotografi ku shfaqet ana pozitive e këtij impianti, ndërsa ka mbuluar dhe nuk ka asnjë shpejgim mbi abuzimet që ka kryer mbi faktin që pse ky stadium, që ka 1 vit që është inaguruar është në një gjëndje të turpshme.

Për të ndërtuar këtë stadium janë dashur që të hidhen plot 75- milion euro, i cili është financuar nga UEFA, Qeveria dhe FSHF-ja.

Pikërisht, kjo e fundit në investimin e saj të vetëm që ka pasur në këtë impiant ka dështuar totalisht që ta kryejë në mënyrë të duhur punën e saj.

Ndryshe nga fotografitë me ngjyra dhe Armand Dukën të buzëqeshur që publikon institucion privat i këtij të fundit në faqen zyrtare, sot pas 1 viti “Air Albania Stadium” është një dështim.

Abuzimet që FSHF-ja ka kryer në investimin e tapetit, ka bërë që impianti miliona eruosh të ketë një fushë të ngjashme me ato të Kategorisë së Dytë, madje edhe më të keqe.

Për të shmangur pamjet e tjera qesharake nga takimi i nesërm, FSHF-ja bëri të pamundurën që ta zhvendoste këtë takim për në “Elbasan Arena”, por pa rezultat, pasi kundërshtarët nuk e pranuan një gjë të tillë dhe nesër do të shohim sërish një sfidë në një stadium me një kullë mbi kokë, me drita me ngjyra, me lojtarë që luajnë në kampionate të njohura europiane, që do zbresin për të luajtur futboll në një fushë si moçal.

Dhe për të mbuluar këtë skandal pritet që pas ndeshjes me Bjellorusinë, Federata Shqiptare e Futbollit të kryejë një tjetër investim për të sjellë një fushë më optimale.

Për këtë investim të ri FSHF-ja pritet që të shpenzojë afërsisht 1 milion euro të tjera, që sërish duhet të jemi me shpresën që këto para kësaj radhe të shpenzohen në në mënyrë të duhur, ndryshe nga hera e pare ku si synim paska qenë mw shumw abuzimi, se sa investimi për një fushë të stadiumeve europiane. (TemA)

 

---- ----
----
-----
-----