Ballina Sport 1 ton hashash dhe 700 mije euro, arrestohet ish-futbollisti i Malagas

1 ton hashash dhe 700 mije euro, arrestohet ish-futbollisti i Malagas

11
SHPËRNDAJE

Policia arrestoi ish futbollistin spanjoll, Sergio Contreras pasi dyshohet se drejton një grup të strukturuar kriminal.

Sportisti 36-vjeçar u arrestua në qytetin bregdetar të Estepona gjatë një sërë bastisjesh të njëkohshme policie të cilat u zhvilluan në Malaga, Granada dhe Sevilla. Sipas të dhënave te para, rezulton se grupi i Contreras posedonte rreth 1 ton hashash dhe 700 mijë euro para të thata.

“20 persona u arrestuan. Ata ishin në posedim të gati një ton hashash dhe 700,000 euro kesh. Contreras ishte kreu i organizatës,” thuhet në informacionin e paktë të policisë spanjolle.

Ish lojtari i Rayo Vallecano, Marseille dhe Aris Selanik ndodhet në një rajon policie në qytetin spanjoll, Malaga.

Operacioni policor u quajt “Operacioni MasKoke” në një goditje me nofkën e ish-sulmuesit “Koke” për të mos u ngatërruar me kapitenin aktual të Atletico Madrid, Jorge Resurreccion Merodio.

The post 1 ton hashash dhe 700 mije euro, arrestohet ish-futbollisti i Malagas appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.