Ballina Shëndetësi 1 muaj karantinë, njihuni me efektet mbi trupin dhe mendjen

1 muaj karantinë, njihuni me efektet mbi trupin dhe mendjen

67
SHPËRNDAJE

Një muaj në izolim mund të kompromentojë shëndetin mendor dhe fizik të personave të detyruar të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të ndaluar koronavirusin. Një studim paraprak mbi karantinën, i kryer në 64 qytete kineze, nga universiteti i Adelaides dhe i Sidneit, tregon se kënaqësia e përgjithshme, përveç asaj të shëndetit fizik dhe mendor, bien në mënyrë të konsiderueshme.

Më në rrezik janë të rriturit me probleme ekzistuese shëndetësore. Drejtuar nga Stiven Zhang, nga universiteti i Adelaides, punimi shkencor ka përfshirë 369 persona dhe tek ta janë studiuar efektet e një muaji karantinë.

Nga i gjithë kampioni, një individ në katër ka vijuar të dalë në punë, 38 për qind ka kaluar në punën nga shtëpia dhe një në katër nuk ka patur punë për shkak të karantinës. Ata më të rrezikuarit kanë qenë të rriturit me probleme të mëparshme shëndetësore dhe ata që kanë humbur punën.

Veç të tjerash ka rezultuar se më pak të kënaqurit me jetën në izolim kanë qenë ata fizikisht më shumë aktivë; rezultat ky që sipas kërkuesve do të duhet të verifikohet në studime të mëtejshme.

Pritej që të rriturit që kanë humbur punën, të kishin edhe pasojat më të rënda në shëndetin fizik dhe mendor, përvec stresit – ka nënvizuar bashkëautori i studimit, Andreas Rauch, nga universiteti i Sidneit. Studimi ndihmon njerëzit të gjejnë një kuptim për jetën e tyre dhe i ofron edhe një rutinë të përditshme, veçanërisht të rëndësishme gjatë pandemisë globale – përfundon ai. /Top Channel/

-----