Ballina Teknologji 1 miliardë Androidë të vjetër janë të rrezikuar për tu hakuar

1 miliardë Androidë të vjetër janë të rrezikuar për tu hakuar

16
SHPËRNDAJE

Më shumë se 1 bilion telefona dhe tableta Android rreth botës mund të jenë të disponueshëm për tu hakuar sepse nuk kanë më zhvillime në aspektin e sigurisë.

40% e përdoruesve të Androidit që nuk kanë versionin e ri të softuerit nuk marrin më zhvillime të reja të sigurisë nga Google, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

Androidët janë sistemi operativ i telefonave më të famshëm në botë, dhe si rezultat thuhet se miliona telefona të mençur janë në rrezik për sulme ndaj të dhënave.

Duke u bazuar nga figurat e Google, janë më shumë se 2.5 bilion pajisje të Androidit në botë. Versioni më i vjetër i sistemit operativ të telefonave mobil, në mënyrë gjenerale ata që janë më të vjetër se dy vite, ofrojnë një siguri shumë të dobët.

Google inkurajon përdoruesit që të ndryshojnë të dhënat e tyre nga versioni i ri prej sistemit operativ që të kenë një siguri më të madhe nga hakerat.

The post 1 miliardë Androidë të vjetër janë të rrezikuar për tu hakuar appeared first on LajmiFundit – Lajmet e Fundit nga Shqiperia.