Ballina Lajme nacionale ​Zemaj del nga komisioni ku ishte duke raportuar: Nuk jam këtu për...

​Zemaj del nga komisioni ku ishte duke raportuar: Nuk jam këtu për “spektakle”

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dalë nga mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Gjatë shqyrtimit të të gjeturave në raportin e Autidimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë, deputeti Eman Rrahmani tha se “E pranoj që ministri e lexoi mirë raportin. Por edhe shikimin e ka të mirë, por rezultatet nuk po i dalin ashtu siç nuk i dolën në Podujevë “, tha ai.

Pas kësaj deklarate, ministri Zemaj ka liruar sallën, duke thënë se nuk është këtu për “spektakle”.

Pasi Zemaj liroi sallën ku po mbahet komisioni, debati është duke vazhduar mes deputetes Besa Gaxherri dhe Eman Rrahmanit. Ky i fundit derisa Gaxherri tha se duhet të lihen anash dallimet partiake, i tha se “ki me u mbajt mend”.

Fillimisht, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka shqyrtuar sot të gjeturat në raportin e Autditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë.

Anëtarja e komisionit, Besa Gaxherri ka treguar se në bazë të këtyre të gjeturave, MSh ka paguar shpenzime në vlerë prej më shumë se 299 mijë euro.

“Përmes vendimeve gjyqësore MSh ka paguar shpenzime në vlerë prej 299 mijë euro. Fushat me probleme më të theksuara ishin realizimi i ulët i buxhetit, si dhe vonesa ne vlerësimin e kontratave. Po ashtu menaxhimi i pasurive nuk ishin në vlerë të kënaqshme”, tha ajo.

Ky raport gjen se kjo ministri tek mallrat dhe shërbimet, është identifikuar si rezultat i mos pagesave me kohë të operatorëve ekonomikë, ku të njëjtit përmes procedurave gjyqësore i kishin realizuar ato në vlerë prej 266 mijë euro.

“Gjatë vitit 2019 kemi verifikuar se pasuria e Ministrisë së Shëndetësisë ishin të mbivlerësuar për 58 mijë euro. Ndërsa të nënvlerësuara mbi 1 milion euro”, shtoi Gaxherri.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se janë duke punuar në adresimin e rekomandimeve.

“Kemi një mbikëqyrje efikase në zbatimin e rekomandimeve që kanë dalur nga Raporti i Auditorit. zotohemi që pjesa e përgjegjësisë tonë të përcillet në aspektin ligjor dhe administrativ”, tha Zemaj.

Anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Haliti theksoi se, “As 64 për qind e buxhetit nuk është shpenzuar sipas auditorit. Pra buxheti ka tepruar. Ndërsa nuk janë paguar me kohë faturat, dhe janë paguar më shumë se 38 mijë euro përmbaruesi”.

Haliti ka pyetur se kush është menaxher i kontratës së ndërtimit të spitalit të Ferizajt.

The post ​Zemaj del nga komisioni ku ishte duke raportuar: Nuk jam këtu për “spektakle” appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----