Ballina Lajme nacionale ​Veseli: Eksplorimi i florës e faunës kontribuon në fuqizimin e bizneseve të...

​Veseli: Eksplorimi i florës e faunës kontribuon në fuqizimin e bizneseve të turizmit

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

 

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka deklaruar se eksplorimi i florës dhe faunës në Kosovë kontribuon në fuqizimin e bizneseve të turizmit dhe në prodhimin vendor bujqësor e blegtoral.

Ai në një postim në Facebook kërkon nga qytetarët që gjatë fundjavës të vizitojnë bjeshkët e bukura të Kosovës për të eksploruar florën e faunën e pasur të natyrës sonë.

Ju ftoj të gjithëve që gjatë fundjavës të vizitoni bjeshkët e bukura të Kosovës për të eksploruar florën e faunën e pasur të natyrës sonë. Në këtë mënyrë kontribuojmë edhe në fuqizimin e bizneseve të turizmit si dhe në prodhimin vendor bujqësor e blegtoral. Këtë pjesë të brezit kufitar me Maqedoninë Veriore, mes Gurit të Zi dhe Vërtopit, e kam kaluar për herë të fundit në 1993 me bashkëveprimtarë duke sjellë pajisje ndërlidhje. Jam i gëzuar që këto shtigje që dikur kaloheshin nga luftëtarët e lirisë të cilët transportonin shokët e plagosur e armatim, sot po shkelen gjithnjë e më shumë nga turistë vendas e të huaj”, ka shkruar Veseli.

The post ​Veseli: Eksplorimi i florës e faunës kontribuon në fuqizimin e bizneseve të turizmit appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----