Ballina Lajme nacionale ​UP: Isa Mustafa nuk ka marrë asnjë pagë që nga dhjetori i...

​UP: Isa Mustafa nuk ka marrë asnjë pagë që nga dhjetori i 2016-ës

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas lajmit se Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim, duke thënë se profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i vitit 2016.

Universiteti i Prishtinës thotë se mbetet i hapur për bashkëpunim me mediat dhe akterët e tjerë, për të hedhur dritë në të gjitha çështjet me interes për opinionin.

Kryetari i Organizatës për Monitorimin e Universiteteve Publike në Kosovë “Organizata studentore”, Mexhid Ramusa, kishte deklaruar se Mustafa po paguhet nga UP-ja pa shkuar fare në fakultet.

The post ​UP: Isa Mustafa nuk ka marrë asnjë pagë që nga dhjetori i 2016-ës appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----