Ballina Lajme nacionale ​Tomë Gashi dhe Faton Klinaku ftohen në Policinë e EULEX-it

​Tomë Gashi dhe Faton Klinaku ftohen në Policinë e EULEX-it

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë ka kërkuar nga avokati Tomë Gashi dhe sekretari i OVL të UÇK-së Faton Klinaku të lajmërohen në policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Në një postim në Facebook, avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese, pasi që nuk e njeh Gjykatën Speciale.

“Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn. Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe do të arrestojë edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së. Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku”, ka shkruar Gashi.

DUKET QË DO TË KETË ARRESTIME TË REJA NGA GJYKATA SPECIALE

Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë…

Posted by Tomë V. Gashi on Wednesday, 30 September 2020

The post ​Tomë Gashi dhe Faton Klinaku ftohen në Policinë e EULEX-it appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----