Ballina Lajme nacionale ​S’ka kuorum, nuk miratohet raporti vjetor i ARKEP-it

​S’ka kuorum, nuk miratohet raporti vjetor i ARKEP-it

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Në mungesë të kuorumit, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar raportin vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2019. Përkundër diskutimeve të deputetëve, ky raport nuk o hodh fare në votim, pasi në sallë ishin vetëm 43 deputetë.

Nga koalicioni qeverisës u shprehën pro miratimit të tij, e në partinë opozitare të Albin Kurtit u shprehën kundër.

Deputeti i LDK-së, Fidan Rakaliu kërkoi votimin e raportit nga gjitha grupet parlamentare.

“Në emër të GP të LDK-së e përkrahim këtë raport, andaj kërkoj nga grupet tjera politike të përkrahin këtë raport”, tha ai.

Ani pse adresoi vërejtje, deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se do të mbështesin këtë raport.

“Vërehen anomalitë e punës së këtij institucioni në disa pika të rëndësishme që pasqyrojnë variacionin. Në njërën anë kemi rënien të hyrave prej 12 përqind, e në anën tjetër kemi një anomali të rritjes së shërbimeve dhe përdoruesve në 9 përqind. E në anën tjerë kemi rënie të dërgesave postare. Pra në raport shihet qartë që tregu në këtë fushë ende është i pa stabilizuar dhe jo mirë i menaxhuar”, tha ai.

Ndërsa, deputeti i LVV-së, Hekuran Murati tha në bazë të gjetjeve nuk mund të mbështesin këtë raport të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

“Ne si grup parlamentar nuk mund të mbështesim një raport të punës të një institucioni i cili nuk e kryen obligimin ligjor të mbrojtjes së interesave dhe taksapaguesve të këtij vendi”, tha ai.

The post ​S’ka kuorum, nuk miratohet raporti vjetor i ARKEP-it appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----