Ballina Lajme nacionale ​ShSKUK shpall konkurs për pranimin e mbi 150 specialistëve

​ShSKUK shpall konkurs për pranimin e mbi 150 specialistëve

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se me mbështetje të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka shpallur konkursin për pranim të specialistëve të papunë.

Procedimi i konkursit është bërë nga Saudin Maliqi, i cili po kryen detyrën e u.d së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Publikimi i konkursit është bërë në bazë të kërkesave nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, ndërsa është marrë për bazë shpërndarja racionale e specialistëve në të gjitha rajonet e Kosovës.

Për herë të parë ShSKUK në konkurs ka përfshirë pranimin e specialistëve për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë.

Aplikimi mund të bëhet nga data 18 nëntor 2020 ( e mërkurë) deri me 2 dhjetor 2020.

Linku i konkursit është këtu.

 

The post ​ShSKUK shpall konkurs për pranimin e mbi 150 specialistëve appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----