Ballina Lajme nacionale ​Selimi: Kosova rrezikon t’i humb 300 milionë euro në arbitrazh

​Selimi: Kosova rrezikon t’i humb 300 milionë euro në arbitrazh

7
SHPËRNDAJE

 

Kosova nuk e ka humbur asnjë rast në arbitrazh, por që rrezikohet që të humb 300 milionë euro. Së fundmi janë fituar dy raste, derisa gjatë këtij viti i janë mbrojtur vendit mbi 10 milionë euro.

Kështu tha ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i cili përmes një konferencë për media theksoi se “Avokatura e Shtetit i ka pranuar 1935 lëndë gjatë vitit. Dy raste janë fituar. Një rast ka të bëjë me një kontest, dhe i janë mbrojtur shtetit 1 milion euro”.

Avokati i përgjithshëm i Shtetit, Sami Istrefi tha se është shumë e rëndësishme që të fuqizohet ky institucion.

“Janar-tetor janë mbrojtur një numër i madh i lëndëve. Vlera e kontestit është 10 milionë euro. Kjo tregon një përkushtim të Avokaturës së Shtetit. Dhe bëjë thirrje që të mbështesin këtë institucion”, tha ai.

Istrefi se javën e ardhshme është edhe një lëndë tjetër, për çka u shpreh i bindur se do të mbrohen edhe 10 milionë tjera.

Ministri i Drejtësisë ka folur edhe për arbitrazhet tjera, për çka tha se Kosova është në rrezik që të humbë 300 milionë euro.

“Kosova ka të rrezikuara në arbitrazh rreth 300 milionë euro. Çështja e IuteCredit është në rrezik, ne jemi të përgatitur që të mbrojmë në arbitrazhe dhe të fitojmë këto raste”, theksoi ai.

The post ​Selimi: Kosova rrezikon t’i humb 300 milionë euro në arbitrazh appeared first on RTV21.

-----