Ballina Lajme nacionale ​Selimi kërkon të nisin hetimet për vaksinat në Veri

​Selimi kërkon të nisin hetimet për vaksinat në Veri

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka kërkuar nga Prokuroria dhe Policia që të fillojnë hetimet për hyrjen e vaksinave ilegale në veri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Republika e Kosovës ka sistemin e prurjes së vaksinave përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShP-së, prandaj çdo vaksinë ose medikament që hyn jashtë këtij sistemi mund të jetë ilegal dhe ta cenojë sigurinë kombëtare të Republikës.

”Ftoj Kryeprokurorin e Shtetit dhe U.D. Drejtorin e Policisë së Kosovës që të fillojnë hetimet për hyrjen e vaksinave ilegale në veri. Përtej obligimit tonë që të sigurojmë shëndetin e të gjithë qytetarëve tanë pa dallim etnie, Republika e Kosovës ka sistemin e prurjes së vaksinave përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShP-së. Çdo vaksinë ose medikament që hyn jashtë këtij sistemi mund të jetë ilegal dhe ta cenoj sigurinë kombëtare të Republikës.Ne nuk kemi ndarje të privilegjit se kush merr vaksinë më herët apo më vonë. Çdo qytetar i Republikës është i barabartë. Rrugët e kontrabandës duhet të hetohen dhe të mbrohet integriteti territorial. Ky sistem i kamufluar si çështje humanitare jep indikacion se ka rrugë të kontrabandës në veri. Këto rrugë duhet të mbyllen! Çështjet humanitare janë udhërrëfyes yni, por duhet të bëhen rrugëve zyrtare si dy shtete”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Kërkesë publike për Prokurorinë dhe Policinë

Ftoj Kryeprokurorin e Shtetit dhe U.D. Drejtorin e Policisë së Kosovës që…

Posted by Selim Selimi on Saturday, December 26, 2020

Gjithashtu, sot përmes një komunikate për media ka reaguar Qeveria e Kosovës duke thënë se ajo vaksinë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës në rrugët legale.

“Qeveria e Kosovës njofton opinionin se në bazë të informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit”, thuhet në komunikatë. Tutje thuhet se nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra./21Media

The post ​Selimi kërkon të nisin hetimet për vaksinat në Veri appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----