Ballina Lajme nacionale ​PDK akuzon Haskukën: Po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës

​PDK akuzon Haskukën: Po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës

8
SHPËRNDAJE

 

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren, ka vazhduar me akuza ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, duke thënë se çdo ditë e më shumë po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj përmes një konference për media ka kërkuar edhe njëherë nga kryetari Haskuka që të shkarkojë drejtorët që kanë aktakuza për keqpërdorin detyre.

“Në modelin e qeverisjes aktuale dhe të frustruar, po këndohet edhe më tej kënga e vjetër prej ish drejtorëve të akuzuar, deri në drejtorët aktual si të pandehur. Jemi të shqetësuar jo vetëm duke përfaqësuar si opozitë qytetarët që na besuan, por edhe ata që dikur shpresonin për ndryshime në qeverisjen lokale. Kërkojmë nga Mytaher Haskuka, që të ndërmarrë masa të menjëhershme, ndaj atyre që kanë tradhtuar besimin publik qytetar. Ne nga dega e PDK-së në Prizren, nuk ndihemi mirë, kur drejtorët aktual dhe udhëheqja komunale, nuk tregojnë shenja të përmirësimit në mënyrën e qeverisjes. Pra në vend se të fillojnë t’u ofrojnë shërbime qytetarëve pa preferenca, ata vazhdojnë të ofrojnë shërbime klienteliste dhe në kontinuitet nuk respektojnë legjislacionin aktual në fuqi”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e PDK-së.

Për: Mediat
Nga: PDK-Dega në Prizren
Datë: 21.10.2020

KOMUNIKATË

Partia Demokratike…

Posted by PDK Prizren on Wednesday, 21 October 2020

The post ​PDK akuzon Haskukën: Po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës appeared first on RTV21.

-----