Ballina Lajme nacionale ​OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

​OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku pas vazhdimit të mandatit të Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

----

Klinaku ka shprehur inatin se sipas tij Kosovën e kanë gjetur të lige dhe pa deputet e po bëjnë çfarë po duan .

“Ja çka thotë Kushtetuta për Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe kush e përbën atë:
Amandamenti nr 24, neni 162, pika 3:
3. Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtar të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë!”, ka shkruar Klinaku.

Mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka vazhduar dhe do të vazhdojë derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre, kanë njoftuar sot Dhomat e Specializuara të Kosovës./21Media

The post ​OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales appeared first on RTV21.

----- ----